Moti për ditën e premte, 7 maj 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 12/25°C
Zona e ulët 10/28°C
Zona bregdetare 12/26 °C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/