“Çmenduria” e Mark Babanit në krye të Bashkisë Vau Dejës, nuk njeh as kufi dhe as limite! Plot 750 milion lek, është vjedhja e radhës që po gatuhet brënda kësaj administrate nga taksat e banorëve të Bashkisë Vau Dejës!
Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbetjeve urbane, shërbim i cili kryhet nga vetë Bashkia, tashmë nëpërmjet tenderimit do t’i kalojë kompanive private dhe oligarkëve të lidhur me pushtetin, të cilët po përgatiten të grabisin një shumë të konsiderueshme në vend të shërbimit që do t’i ofrohet qytetarëve.
250 milion lek për çdo vit, është parashikimi që Mark Babani, ka bërë për tenderin në fjale, për tre vitet e ardhshme! Ne nje kohe qe ky sherbim kushton VETEM 80 MILION NE NJE VIT DUKE PERFSHIRE TE GJITHA SHPENZIMET, dhe që kryhet nga vetë Bashkia me mjetet e fuqinë punëtore të saj. Me këtë tender, ka parashikuar që shërbimin e largimit të mbetjeve urbane, do t’ia ofrojë edhe njësive administrative Temal e Shllak, pjesë e të cilave janë zona të thella të paaksesueshme me rrugë, e për pasojë as ka mundësi të shtrihet shërbimi i pastrimit.
Njësitë Temal, Vig Mnelë dhe Shllak, janë parashikuar që të pastrohen në masën 90%, dhe banorët e të gjithë e dinë mjaft mirë se si shkohet deri në fshatrat e këtyre njësive dhe NË SHUMË PREJ KËTYRE FSHATRAVE NUK KA ASNJË BANOR TË VETËM!
Por abuzimi nuk ndalet këtu! Mark Babani, ka vendosur si kriter, që mjetet e pastrimit të jenë prodhim i vitit 2005 e sipër, kur banorët e Bashkisë Vau Dejës, e dinë mjaft mirë së kjo bashki ka në dispozicion dhe pronësi të saj gjithë sistemin dhe mjetet të vitit 2014 shumë TË PËRSHTATSHME DHE BASHKËKOHORE PËR KËTO SHËRBIME, të dhuruara nga partner ndërkombëtarë si PËRFITUES TË PROJEKTIT për Bashkinë Vau Dejës DHE KONTRIBUT I TAKSAPAGUESVE!
Ky është një tender abuziv, që vërteton hapur se objektivi i Rilindjes është vetëm të vjedhë qytetarët dhe jo t’i shërbejë atyre, dhe vërteton hapur se banorëve iu ofrohet mashtrimi dhe vjedhja, por KURRË shërbimi! Ky tender pa kriter me qindra milionë lek, do i grabitet banorëve të Bashkisë Vau Dejës nga taksat e tyre!
Partia Demokratike Dega Vau Dejës nuk do të lejojë që kjo situatë të ndodhë, dhe reagimi i qytetarëve do të jetë përgjigjia më e mirë ndaj kësaj sjellje arrogante, grabitëse dhe denigruese ndaj banorëve dhe taksave të tyre nga Bashkia Vau Dejës!
Ftojmë Prokurorinë të nisë menjeherë hetimet dhe të ndal këtë vjedhje skandaloze që po përgatitet t’i bëhet banorëve nga administrata e Bashkisë Vau Dejës! /Deklaratë e lexuar nga Jurgena Pllumbaj – Zedhenese PD Vau Dejes/