Pas një serie të gjatë rezultatesh negative, Kukësi rikthehet te fitorja dhe këtë e bën përballë Vllaznisë, duke i larguar shkodranët nga titulli kampion. Trajneri i verilindorëve, Mirel Josa, pas ndeshjes në “Gol pas Goli”, deklaroi:
“Kishim nevojë për pikë, një ose tri. Na vunë në vështirësi në pjesën e parë me Isaevskin. Duhet të dilnim para të ndalnim rivalët. Goli na liroi disi. Shkuam 2-3 herë përpara dhe kishim mundësi për të ndërtuar sulme, por humbëm topin në mesfushë. Kjo na bëri dëm. Vllaznia na e bëri të vështirë në pjesën e dytë me Cisse dhe Avdiaj. Duhet të ishim më të qetë. Vllaznina mund të na barazonte. Jam shumë i kënaqur me golin e tretë, pasi na dha qetësinë”.
E ardhmja: “Nuk e kam menduar që do krijohej kjo situatë, pasi nuk ka Kukësi skuadër që të shkojë në këtë pikë. Futbolli është edhe fat, pasi Vllaznia na vuri në vështirësi. Ne do të vazhdojmë përpara, lojtarët kanë edhe detyra individuale. Ato do na japin mundësinë të vendosim për të ardhmen.Nuk flas për sezonin e ri, duhen folur shumë gjëra.”
Favoritët e titullit: “Kam bërë gabim kur kam folur për të tjerët, kur s’e kisha marrë drejtimin e Kukësit. Vllaznia nuk e konsideroja. Partizani dhe Teuta do t’i ndajnë gjërat bashkë”.