Partia Demokratike ka nisur betejën në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Mësohet se ditën e sotme janë depozituar ankimimet për 9 qarqe, tek të cilat kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe përsëritja e zgjedhjeve në periudhën më të afërt zgjedhore.
Mes 9 qarqeve, është përfshirë edhe Qarku i Shkodrës. Në dokumentin e siguruar nga ShkodraWeb, i cili ëhtë protokolluar në KQZ ditën e sotme, në orën 13.48 dhe që mban firmën e Ivi Kasos, ka një objekt të qartë dhe të mirë përcaktuar:
1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 342, datë 04.05.2021 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin në zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për subjektet zgjedhore dhe për kandidatët për deputet, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 25.04.2021 në zonën zgjedhore Qarku Shkodër.
3. Urdhërimin e përsësitjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Shkodër në periudhën më të afërt zgjedhore.
Në dokumentin që mund të klikoni dhe lexoni më poshtë, nënvizohet se PD Shkodër ka bërë tre kallëzime penale për shitblerje vote në Qarkun e Shkodrës me datat 15 prill, 21 prill dhe 6 maj. Sipas ankimimit, personat e kallëzuar penalisht në SPAK janë: Edi Rana, Benet Beci, Tom Doshi, Mark Frroku, Gjon Gjonaj, Ndue Luka, Lekë Luka, Zef Luka, Vasil Muslia, Shkurt Lasku, Ndriçim Lasku, Martin Perdedaj, Arben Guga, Florin Kolaj, Sokol Frroku, Dritan Frroku, Dake Hajdari (Curri), Fran Tuci, Albert Tuci, Ardjan Marku, Anduel Gjinaj, Bardhok Jaku, Lula Mema, Niko Ibrahimaj, Basri Baba/Babaj, Ilir Baba/Babaj.
Në ankimimin e PD- së në KAS për Qarkun Shkodër, tregohen edhe skemat sipas të cilave është bërë blerja e votës, duke përcaktuar edhe personat që e kanë drejtuar skemën. Ankimimi i PD- së për Qarkun Shkodër vjen pasi me 25 prill u morën 5 mandate deputeti, me një rritje në numër votash krahasuar me 2017- ën. Më poshtë, gjeni dokumentin e plotë të siguruar nga ShkodraWeb, të cilin mund ta lexoni duke klikuar linkun KËTU. /ShkodraWeb/