Shoqëria Aksionare “Klubi i Futbollit Vllaznia” do dalë në ankand në 11 maj. E marta do jetë ditë deçizive për skuadrën e futbollit, që do njohë pronarët e rinj.
Bashkia Shkodër si pronare e klubit ka nxjerrë në shitje skuadrën në masën 100 përqind, me vlerën fillestare që është pak më shumë se 600 milion lekë të vjetra.
I shtyrë për 2 muaj si pasojë e gabimeve në shkresat e Ankandit, Komisioni i Prokurimit Publik bllokoi ankandin deri në përmirësimin e termave ligjore pas ankesave të dy biznesmenëve për diskriminim. Tanimë shkresa e re e ribërë është finale, me pjesën e sponsorizimeve të ngjashme që është hequr.
Sponsorizimet e tjera të mëhershme në ekip duket se nuk do njihen ose do ndryshohen. Shtojca 5.2 pika “u” e dokumentit është hequr, teksa ka pasur ndyshime edhe në pikën “q”.