Ndodhite e djeshme ne ndeshjen Tirana- Kastrioti teksa disa drejtues te klubit krutan kane reaguar pas golit te bardhebluve duke krijuar rremuje ne stadium, eshte shoqeruar me arrestimin e tyre.
Presidenti dhe drejtori teknik i Kastriotit jane arrestuar sepse kane hyre ne fushen e lojes duke krijuar tension dhe nderprerje te ndeshjes dhe njekohesisht kane goditur edhe dy punonjes policie.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim, të shtetasve:
A. V., 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli ;
G. V., 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli.
Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.