Një 78-vjeçar të hënën është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës.
Burime nga policia thanë se trupi i viktimës ishte i dekompozuar dhe që jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet se 78-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Megjithatë, grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij (i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.