Holanda duket se ka zhvendosur fokusin e saj në Shkodër në mbështetje të grave peshkatare, antare të OMP- së, Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Liqenin e Shkodrës. Sipas një publikimi në faqen zyrtare në Facebook, këtij qëllimi i ka shërbyer edhe vizita e ambasadores së Holandës në Shqipëri Guusje Korthals Altes.
“Me datë 07.05.2021 tek Zyrat e OMP-së së Liqenit të Shkodrës dhe Ndërmarrjes Sociale Fuqizimi i Grave Peshkatare të Liqenit të Shkodrës (FLGSH), na nderoi me praninë e saj ambasadorja e Hollandës Znj . Guusje Korthals Altes, e cila gjatë vizitës së saj u shpreh e kënaqur me punën e bërë deri tani si dhe premtoi vazhdimin e mbështetjes nga Qeveria Hollandeze për të arritur sa më shumë suksese në fushën e peshkimit dhe mbështetjes për gratë peshkatare antare të OMP- së dhe FLGSH- së.”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga OMP- ja në Liqenin e Shkodrës.
Në bashkëpunim me autoritetet vendore por edhe agjensitë e zbatimit të ligjit dhe inspektoriatet e ndryshme, kjo organizatë ka bërë përpjekje maksimale për frenimin e gjuetisë së paligjshme të peshkut në Liqenin e Shkodrës. Kanë qenë të shumta rastet kur janë evidentuar dhe kapur shkelës, të cilët janë kallëzuar në Policinë e Shtetit, duke iu sekuestruar edhe mjetet e kundraligjshme të peshkimit.
Tashmë duket se përfshirja e grave në biznesin e peshkimit, është sfida e radhës e OMP- së dhe drejtuesit Arjan Çinari, me mbështetjen edhe të Holandës, siç tregon vizita e ambasadores në Shirokë. /ShkodraWeb/