Ankandi i shumëpritur për shitjen 100% të aksioneve të klubit Vllaznia ka nisur zyrtarisht dje, por për fituesin duhet pritur ende. Referuar ligjit të ankandeve, për të mësuar pronarin e ri të Vllaznisë duhet pritur të paktën edhe 17 ditë. Të martën në orën 10:00, biznesmenët që kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në ankand, janë shfaqur në sallën e Këshillit Bashkiak.
Nga nëntë të interesuar zyrtarisht, vetëm tri kompani janë paraqitur në seancën e parë, pikërisht ajo që administrohet nga sponsori aktual i Vllaznisë, Alban Xhaferi, “Joni 5 sh.p.k” me përfaqësues Emiliano Zhupën si dhe Almiro Gurakuqin.
Biznesmenët e interesuar kanë paraqitur ofertat e tyre para komisionit, që do t’ua bëjë më pas publike të gjithë të pranishmëve. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se kompania “Joni 5 sh.p.k” ka bërë ofertën më të madhe për blerjen e klubit. Bëhet fjalë për një shumë prej 1.3 milionë eurosh. Ndërkohë Almiro Gurakuqi ka dhanë ofetën prej 575 mij euro dhe sponsori aktual i Vllaznisë Alban Xhaferi 625 mijë euro. Nga shuma 1.300.000 euro, nis ankandi pas 17 ditëve. /Nga Admir URUÇI/