Megi Doçi njihet si një nga lojtaret më të mira në Shqipëri, teksa vazhdon të shënojë pa ndërprerë me skuadrën e Vllaznisë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka realizuar plot 3 herë, në ndeshjen që Vllaznia triumfoi 10-0 ndaj Tirana AS.
Megjithatë nga të tret golat, njëri ishte ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pas një goditje dënimi, nga një distancë prej më shumë se 30 metrash,
Doçi lëshon një predhë me të djathtën, e cila ndalet në trekëndëshin e portës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portieres kundërshtare. Një gol për kornizë ky, të cilin rrallë herë e shikojmë edhe në futbollin e meshkujve.