Është zbardhur dëshmia e Ded Nimanit, 62 vjeçarit të arrestuar tre ditë më parë në Tiranë, pasi u kap me 1 kilogram køkaīnē, së bashku me efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçi dhe një person tjetër, Luan Gaçi.
Dedë Nimani ka deklaruar se shiste drøgē për arsye ekonomike, por sipas tij, dy të arrestuarit e tjerë nuk dinin gjë.
“Për arsye ekonomike dhe situatës shëndetësore time dhe të familjes time në pamundësi të çdo lloj mënyre tjetër të jetesës kam qenë i interesuar të shes drøgē për të jetuar. Për këtë arsye dhe pasi jam interesuar kam mësuar se në zonën e Plepave në Durrës është një person që shet drøgē. Kam marrë si taksi një të njohurin tim që quhet Luan të cilit nuk i kam treguar arsyen e vërtetë dhe së bashku kemi shkuar deri në Plepa.
Nuk desha që ai të dinte se ku e marr drøgēn dhe as kë takoj, për këtë arsye i kam thënë Luanit nisu dhe më prit rrugës së Ndroqit. Pasi e kam ble drøgēn kam dalë në rruge dhe që të mos bie në sy, kam ecur në këmbë për një farë kohe derisa ka ardhur nje makinë të cilës i kam bërë shenje dhe ka ndaluar.
Kam hipur ne kete makine, pakon e drøgēs e vura ne bagazh sepse kisha frike se bie ere dhe nuk desha qe shoferi i makines te kishte dyshime. Ne rruge kur kam pare makinen e Luanit te ndaluar i kam thene ketij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri ne Tirane do te vija me Luanin. Ne momentin qe kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin te me jepte pakon time pa e ditur se çfarë ka ne te nderkohe ka ndërhyre policia dhe na ka arrestuar te gjitheve.
Dua te deklaroj me pergjegjesi se as Luani dhe as shoferi te cilit nuk ja mesova dot emrin nuk kan patur dijeni per lenden nārkøtīke. Gjithe pergjegjesia eshte e imja dhe ju kerkoj ndjese Luanit dhe ketij shoferit qe ndaloj te me bente nder per situaten e krijuar! Kerkoj meshiren edhe te organit procedues por e kam bere sa me siper nisur nga veshtiresite ekonomike dhe shendetesore te familjes time!”, ka ai.