SHÇBA ka vënë një pranga dy shtetas pas aksidentit tragjik me dy viktima mëngjesin e sotëm në Shkodër. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ shtetasi V.N me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe si dhe shoferi i mjetit tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë shtetasit Serxho Kuka, 21 vjeç dhe Eglis Delaj 20 vjeç të cilët humbën jetën.
Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një mur rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Serxho Kuka, 21 vjeç dhe Eglis Delaj ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.
I dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, efektiv policie, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra.
Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve: M.B., 19 vjeç dhe V.N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Deklarata e Policisë
Shkodër – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër – Lezhë arrestoi në flagrancë 1 punonjës policie dhe 1 shtetas tjetër, pasi ndërsa drejtonin automjetet e tyre, janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik, ku ndërruan jetë 2 shtetas
Në vendin e quajtur “Omaraj”, Njësia Administrative Gruemirë në Malësinë e Madhe janë përfshirë në aksident, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin V. N., dhe një mjet tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë shtetasit S.K., 21 vjeç, dhe shtetasi E.D., 20 vjeç.
Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një muri rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi S.K., ndërsa shtetasi E.D. ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.
I dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra.
Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• M.B., 19 vjeç;
• V.N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.