Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras. Dy persona në Durrësi e Tirana kanë humbur jetën pasi ranë me automjetin e tyre në një kanal me ujë.
Sipas Policisë, viktimat janë 45-vjeçari Saber Dung, me banim në Durrës dhe 39-vjeçari Urim Pepa me banim në Tiranë. Policia ndërkohë po vijon kontrollet përgjatë kanalit nëse ka pasur apo jo persona të tjerë brenda automjetit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.