Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të DASH për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berishën dhe familjen e tij. Taulant Balla përshëndet vendimin e SHBA ndaj Berishës, ndërsa shpërndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.
“Është një ditë bukur për demokracinë shqiptare”, thuhet në deklaratën e Ballës në rrjetet sociale.
Deklarata e plotë
PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS NDAJ SALI BERISHËS:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Sekretari i Shtetit
Antony Blinken
It is a beatiful day for the Albanian Democracy