Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në Shkodër, këtë radhë pa pasoja. Një kamion me targa malazeze ka përplasur një person që i preu rrugën me motoçikletë pasi doli nga një aks dytësor.
Aksidenti ndodhi në unazën perëndimore. Sipas burimeve i aksidentuari ka marrë disa plagë por është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërriti një ambulancë që bëri transportimin e tij dhe policia e cila vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.