Delon Troqe, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme, është kushëriri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në Vlorë.
Ervis Troqe, 26-vjeç nga qyteti i Vlorës, rezulton ende i zhdukur, që prej datës 19 korrik të vitit 2018. Në atë kohë Ervis Troqe, sapo ishte kthyer nga Belgjika se bashku me Albano Xhaferrin, edhe ky i zhdukur në atë vit.
Siç rrëfyen familjarët ai u largua me një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. ‘Dua një eshtër ku ta qaj!’, kështu rrëfeu pak kohë pas zhdukjes babai i Ervis Troqes, i cili tha se nuk ka shpresa që ai të gjendet i gjallë.