Një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli parashtroi pesë kërkesa drejtuar organeve drejtuese të kësaj partie në lidhje me garën e 13 qershorit.
Ai kërkoi “ngrirjen” e administratës aktuale të kësaj partie deri në mbarimin e garës, ndërsa i pyetur se nëse këtë kërkesë e kishte edhe për kreun e Partisë, tha se Basha duhet të jepte dorëheqjen por faktoi se nuk ndërmerr vendime të tilla.
“I kërkoj kryesisë të miratojë edhe formalisht kërkesat për kandidim. Të miratojë modalitet dhe procedurat, ku në kushte të barabarta çdo kandidat të komunikojë. Të ngrijë e gjithë administrata. Çdo kandidati ti jepet lista e plotë. Të organizohen tre debate të hapura për publikun, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë me të gjithë kandidatët.
Sot i bëj thirrje të gjithë demokratëve të shikojmë këtë garë si mundësi për tu ngritur edhe njëherë. I kërkoj Bashës që atë që i kërkoi Ramës një debat publik. Duhet të jemi të hapur për tu zgjeruar. Sot kemi në garë 5 kandidatë. Projekti im filloi me këtë ti rikthej garën e PD. E sfidoj Bashën të pranojë debat publik,” deklaroi Kadilli.