Përfundojnë punimet e sistemim- astaltimit të rrugës në fshatin Pentar i Poshtën në Njësinë Administrative Dajç të Bashkisë së Shkodrës. Investimi i parashikuar në buxhetin e vitit 2021, me një vlerë 6.3 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, ishte i domosdoshëm dhe është realizuar nga e para.
Rruga me një gjatësi 500 metër linear, zgjidh problemin e qarkullimit të banorëve por edhe të produkteve të zonës drejt qendrës së njësisë administrative por drejt qytetit të Shkodrës. Projekti ka parashikuar sistemimin e kanaleve kulluese, ndërtime të veprave të artit dhe tombino si dhe sipërfaqen asfaltike rreth 1600 metër katror.
Përfundimi i punimeve mundëson edhe përfitimin e sherbimeve publike nga Bashkia e Shkodrës, të cilat nuk mund të ofroheshin për shkak të mungesës së rrugës sipas standarteve.