Një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën ku jetonte.
Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Besim Alla” në Tiranë. Policia bën me dije se po punon për zbardhjen e rrethanave në të cilat i riu ndërmori aktin ekstrem për jetën e tij.
Tiranë/ Informacion Paraprak
Rreth orës 15:25, në rrugën “Besim Alla” dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A.D., rreth moshës 37 vjeç.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.