Sot luhen ndeshjet e javes se fundit te kampionatit te Kategorise Superiore dhe syte dhe vemendja e te gjitheve eshte e perqendruar ne tre stadiumet, ate te Durresit, Shkodres dhe Ballshit.
Por ajo qe te ben pershtypje eshte se FSHF nga tre arbitrat e FIFA-s qe ka ne dispozicion. vetem njerin prej tyre ka caktuar per te drejtuar, pikerisht lezhjanin Hamiti, ndersa Jorgji e Xhaja jane lene pushim.
Nderkohe ne Shkoder eshte zgjedhur te arbitroje Kridens Meta, nje arbiter me shume pervoje por qe shpesh eshte paraghykuar si “arbiter i preferuar” i laçianeve ose edhe “arbiter barazimesh”.
Kjo do te thote se shkodranet nuk do te jene te qete sepse atyre u duhet me çdo kusht fitorja per te shpresuar deri ne fund tek titulli kampion.
Nderkohe rikthehet te drejtoje ne Kategorise Superiore serish kete jave arbitri shkodran Indrit Myrtja qe do te arbitroje ndeshjen Kukesi- Kastrioti.
Sot, 17:00 – Superliga shqiptare – java 36 (e fundit)
Kukësi – Kastrioti (Indrit Myrtja)
Bylis – Partizani (Kreshnik Cjapi)
Vllaznia – Laçi (Kridens Meta)
Teuta – Apolonia (Eldorjan Hamiti)
Tirana – Skënderbeu (Mario Shabanaj)