Kanë nisur hetimet!
Datat 21 të muajve të ndryshëm kanë filluar të jenë data të kobshme dhe me pasoja të rënda për fatet dhe historinë e vendit tonë.
Këtë radhë do ta kishte fatin muaji Maj për të patur një datë të tillë. Ishte pikërisht data e kobshme 21 Maj që me sa duket që nga viti i ardhshëm do të shpallet ditë zije kombëtare dhe do të quhet “data e penalltisë kriminale”.
Në të gjitha televizionet qëndrore ka filluar gjuetia e shtrigave ndaj arbitrit Jorgji për një penallti që i dha Vllaznisë në ndeshjen kundër Partizanit!
Shumë shpejt pritet që SPAK dhe OFL të zbarkojnë në shtëpinë e arbitrit Jorgji dhe ti kërkojnë sekuestrimin e bilbilit të ndeshjes nga i cili do të dalin prova të pakundërshtueshme të kryerjes së krimit. Pas tyre ështe radha e Interpolit, FIFA-s dhe UEFA- s që ta çojnë cështjen deri në Strasburg.
Me shumë gjasa Arbitri Jorgji do të shpallet person “non grata” nga zëvëndëskryeministri ynë i nderuar, vetë shkëlqesia e tij z. Erjon Braçe.
Sot Vllaznia u shpall nënkampion dhe Shkodra fitoi titullin kampion me trainerin e Teutës Shkodranin Edi Martini! Shkodra gëzon dy herë duke shpresuar që të gëzojë edhe për të tretën me fitoren e Kupës në finalen e datës 31 Maj me Skenderbeun.
Nderkohe gjyqi vazhdon me polemika e për çfarë?! Për një penallti sipas specialistëve – më se të rregullt. Ju lutem hiqjani të drejtën e fjalës sharlatanëve!
Harruar qoftë data e kobshme e 21 Majit!
FrymËzuar nga ish futbollisti i Vllaznisë dhe i Kombëtares, Ilir Kepa.