Ditën e sotme, ka ulur siparin Superliga shqiptare. Teuta është shpallur kampion me pikë të barabarta me Vllazninë, vetëm në sajë të golavarazhit më të mirë. Titulli i Vllaznisë ka brenda jo pak Shkodër. Timonieri është shkodrani Edi martini, teksa ka edhe sportistë të shkollës shkodrane në këtë klub.
Pasi ka kaluar jehona e ndeshjes me Laçin, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë ndërmarrë një veprim shumë të vlerësueshëm. Ata kanë uruar Martinin por Teutën për fitoren e titullit kampion. Për ta ilustruar urimin e tyre, ata kanë zgjedhur një foto në stadiumin “Loro Boriçi” ku shihen Dibra, Martini, Starova dhe Xhaferi.
“….pamvarësisht dëshirës dhe përpjekjeve për të fituar sporti na mëson të analizojm gabimet, të pranojm verdiktet e garës dhe të urojm fituesin…..urime Teutës, trainerit Edi Martini, drejtuesve dhe lojtarëve për fitimin e titullit kampion!”, shkruan Blendi Dibra në publikimin e tij duke taguar edhe Alban Xhaferin dhe Edi Martinin.
Është kjo bukuria e forca e sportit, i cili bashkon e duhet të bashkojë. Sidomos kur në mes është Shkodra dhe shkodranët. Me shumë mundësi të hënën Edi Martini “do ti kthejë borxhin” Xhaferit e Dibrës, pasi Vllaznia të ketë fituar Kupën e Shqipërisë. /ShkodraWeb/