Aventura e Elesid Hysaj tek Napoli është në orët e fundit. Ai gol i pësuar kundër Verona dogji çdo skenarë të mundshëm, qoftë dhe një fije shpresë që Hysaj mund të rinovonte kontratën.
Gattuso u shkarkua me një twitter pas atij takimi por trajneri nuk qëndrojë më shumë se 48 orë si i papunë pasi u emërua menjëherë si trajneri i ri i Fiorentines. Gattuso ishte nga të paktët që besojë tek aftësitë e Hysaj, shpesh doli edhe kundër klubit duke e rikthyer si titullar.
Hysaj dhe Gattuso mund të bashkohen shumë shpejt pasi sipas mediave italiane, Fiorentina është e gatshme ti paraqes agjentit të Hysaj një ofertë konkrete. Me bekimin e Gattuso, Hysaj përfaqëson një investim të mirë për Fiorentina pasi do të afrohej me parametra zero. Edhe për anësorin kuqezi, ekipi violë është një opsion i mirëpritur pasi dëshira e tij është të vijoj karrierën në Serie A.