Një person është i mbytur në basenin e portit të Durrësit.
Kanë qenë dallgët që e kanë trupin e pajetë të seksit mashkull, të nxjerrë në kalatë në pjesën lindore të portit detar.
Policia dhe rojet bregdetare e kanë nxjerrë në breg trupin e pa jetë. Trupi i viktimës nuk është identifikuar, ndërkohë që nga burimet thuhet se mund të jetë arab, sirian, ose maroken.
Dyshohet se ai është mbytur në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Italisë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.