Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, që ai e konsideron si djepin e futbollit shqiptar. Reagimi vjen pasi skuadra e Vllaznisë mori Kupën e Shqipërisë.
“Kupa e Shqipërisë shkon me meritë në Shkodër, në djepin e futbollit shqiptar! Urime Vllaznisë për trofeun e rëndësishëm dhe për këtë arritje, që i lartëson edhe më shumë emrin e saj të madh!
Përgëzime edhe ekipit të Skënderbeut për shpirtin e garës dhe paraqitjen dinjitoze, duke i dhuruar shumë emocione kësaj finaleje të madhe!”, shkruan presidenti Meta.