Pa dyshim janë arkitektët e Vllaznisë së këtij sezoni por edhe të fitores së Kupës së Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Voltana Ademi si kryetare e Bashkisë Shkodër dhe Alban Xhaferi si sponsor, i dhanë jetë një sezoni fantastik që u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar edhe një trofe.
Ata janë gëzuar maksimalisht për këtë sukses, për të cilin punuan shumë e mund të thuhet, duruan edhe shumë. Sidomos kur Vllaznia nuk ishte aty ku duhej. Megjithatë, sonte i kanë harruar të gjitha. Kryebashkiakja Ademi poston fotot e ceremonisë së titullit, të cilat i shoqëron me vetëm dy fjalë: “Vllaznia Krenari”.
Sponsori Alban Xhaferi, shkruan pak më gjatë, edhe ai duke e shoqëruar postimin e tij me disa foto. “Sot Shkodra eshte qyteti me i bukur ne botë, kemi liqenin, lumenjte, malet, detin dhe Vllaznine e madhe❤💙 #rikthiminesukses eshte tashma realitet! Me ndihmë Zotit🤲do ecim përpara.”, shprehet Xhaferi në postimin e tij.