Vllaznia e 19 vjeçarëve ka fituar Kupën e Shqipërisë duke mundur në finale Tiranën me rezultatin minimal 0-1.
Ishte një start loje i qetë teksa shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 24- ët me ane të një supergoli nga Delaj.
Vlen për tu përmendur që ishte gjuajta e parë nga dyja skuadrat deri në momentin që Vllaznia kaloi në avantazh.
Në pjesën e dytë bardheblutë tentuan të provojnë të pamundurën, por nuk ia dolën dot.
Vllaznia e të rinjve bëhet kështu simetrike e Vllaznisë së madhe e cila gjithashtu fitoi Kupën e Shqipërisë mbrëmjen e djeshme.