Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Hektor Ndreu, 38 vjeç, banues në lagjen ‘‘Tre Heronjtë“ Shkodër.
Gjatë patrullimit në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, shërbimet e Policisë, pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.