Ditën e sotme, nëpërmjet një ankandi u vendos shitja e emrit të kampionatit të futbollit ‘’Kategoria Superiore’’ ku fitues doli shoqëria ‘’Abissnet sh.a’’ me vlerën e ofruar të 540 milionë lekëve.
Në ankand morën pjesë dy kompani ‘’Banka OTP Albania sh.a’’ dhe ‘’Abissnet sh.a’’, ku fitues u shpallën këta të dytët, duke fituar të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore për tre sezonet e ardhshme, 2021–2022, 2022–2023 dhe 2023–2024.
Ankandi u mbajt nga Liga e Profesioniste e Futbollit e cila vendosi dhe fituesin në bazë të kritereve më frytdhënëse.
Gjithçka nisi në vlerën e 500 milionë lekëve, teksa shoqëria ‘’Abissnet sh.a’’ e rriti ofertën duke e dërguar në limitet e 540 milionë lekëve për tu shpallur dhe fituese.