Dy turistë e huaj, të cilët prej mbrëmjes së djeshme rezultonin të humbur ne Valbone janë gjetur sot dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
“Policia e Tropojës pas kërkimeve intensive që kanë filluar që prej mbrëmjes së djeshme, bëri të mundur gjetjen e dy turistëve.
Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur “Lugu i Valit”, në gjendje të mirë shëndetësore.
Aktualisht ndodhen me punonjësit e Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre”, thote policia.
Turistet ishin nisur nga Valbona per ne Theth, por kishin humbur kontaktet. Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë, të cilat nisen kërkimet dhe sot pasdite u be e mundur gjetja e tyre.