Këshilli i Lartë Gjyqësor të hënën vendosi pezullimin e magjistrates Enkeleda Kapedani, deri në përfundim të procesit gjyqësor të nisur ndaj saj, për shkak të publikimit të videove në rrjetin social TikTok.
Pas publikimit të këtyre videove në rrjetin social Tik Tok, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kërkoi për të pezullim dhe shkarkim nga detyra e magjistrates për shkelje disiplinore.
Videot e publikuara nga gjyqtarja në zyrë apo në ambiente të tjera janë konsideruar si të papërshtatshme.
Kreu i ILD, Artur Metani, e ka cilësuar aktin e gjyqtares diskreditim të figurës së magjistratit, ndaj edhe ka shfrytëzuar për herë të parë mekanizmin ligjor të pezullimit të një magjistrati ndërsa ndodhet në hetim disiplinor.