Emanuel Toma 13 vjeç bashkë me vëllain e tij të vogël Anduel Toma vetëm 10 vjeç, janë të dy nga fshati Palaj në Njësinë Administrative Shllak. Nga mungesa e një shkolle, e cila ekzistonte dikur por u dëmtua dhe nuk u rindërtua më kurrë, këta dy nxënës por njëkohësisht edhe vëllezër, udhëtojnë mbi dy orë çdo ditë nga Palajt deri në Koman për tu arsimuar si bashkëmoshatarët e tyre.
Largësia e shkollës me kilometra nga shtëpia e tyre, as vështirësitë e udhëtimit të përditshëm, nuk i kanë penguar këta dy vëllezër që të jenë dy nxënës të mirë dhe shembullor . “Arsimimi është arma më e fuqishme, të cilën ne mund t’a përdorim për të ndryshuar botën.”. /Publikuar në Facebook nga Mark GJEKA/