Zhvillime të reja nga tenderi për shitjen e aksioneve të KF Vllaznia sh.a. me ankand publik. Mësohet se procesi, fatkeqësisht, mund të vazhdojë të zvarritet. Në dokumentin e siguruar nga ShkodraWeb, mësohet se Komisioni i Prokurimeve Publike- KPP, ka pranuar ankimimin e ardhur nga Almiro Gurakuqi për skualifikimin nga ankandi publik.
Procesi do të bllokohet plotësisht deri në vendimmarrjen përfundimtare të KPP- së, në një fazë kur Vllaznia duhet të përgatitet për pjesëmarrjen në Kupat e Europës por edhe sezonin e ri futbollistik. Gjithsesi, sipas ligjit, ka afate që duhen respektuar, të cilat nuk duhen tejkaluar.
Por në mënyrë të pashpjegueshme, Gurakuqi ka paralajmëruar se nëse përgjigja nga KPP do të jetë negative për të, ai do të vazhdojë “betejën” në rrugë ligjore përmes gjykatave. Gjithsesi, në të gjitha rastet, e dëmtuara më e madhe do të ishte Vllaznia dhe tifozët e saj.