Ditën e mërkurë, më 9 qershor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim pune drejtorin e ri të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër, z. Flladi Dano.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për gjendjen e shumë dosjeve dhe aplikimeve të pronave vakëf, për të cilat Myftinia Shkodër interesohet dhe punon prej shumë vitesh.
Disa prej tyre janë certifikuar dhe vënë në shërbim, por akoma sot, shumë prej tyre presin të kalojnë kufirin e certifikimit përfundimtar, për t’i hapur rrugë projekteve të ndryshme, që i shërbejnë vetë vakëfit, aktivitetit fetar dhe komunitetit.
U ra dakort që të vazhdohet bashkëpunimi për ndjekjen me përparësi të një grupi prej dosjeve më të ndjeshme. /Njoftim i Myftinisë Shkodër/