Shumë shpejt transporti hekurudhor në zonën e Malësisë së Madhe mund ti rikthehet shkëlqimit të dikurshëm. Një bashkëpunim i Bashkisë Malësi e Madhe me Hekurudhat Shqiptare, ka bërë të mundur hartimin e një projekti për rehabilimin e linjës Vorë- Hani i Hotit. Tashmë projekti është përfunduar dhe është në fazën e konsultimit publik me qytetarët si dhe vlerësimin e ndikimit n[ mjedis. Bashkia Malësi e Madhe ka njoftuar edhe se kur do të zhvillohet ky takim konsultativ.
“Bashkia Malësi e Madhe në bashkëpunim me Hekurudhat Shqiptare dhe ekipin e ekspertëve që kanë përgatitur projektin e dizenjos për rehabilitimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit do të zhvillojnë konsultimin publik në datë 17 qershor 2021, ora 10:00, në sallën e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Malësi e Madhe për t’u njohur me projektin dhe Vlerësimin e Ndikimit të tij në çështjet Mjedisore në bashkinë tonë.
Vendosja në punë e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit është me rëndësi të veçantë pasi është e vetmja linjë hekurudhore që lidh Shqipërinë me vendet e tjera. Projektet në infrastrukturën e transportit janë kyç në zhvillimin e shumë sektorëve të tjerë!”, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të Bashkisë Malësi e Madhe.
Iashte viti i largët 1985 kur u vendos në fuksion linja e transportit hekurudhor të mallrave Shkodër- Podgoricë. Në Bajzë të Malësisë së Madhe, ishte stacioni më i rëndësishëm, i cili për kohën përveç se një objekt i rëndësisë së veçantë, ishte edhe mjaft i sigurtë e modern. Nga gushti 1986 dhe deri në vitin 1991, kjo linjë ishte plotësisht efektive në të dy anët e kufirit. Duke filluar nga viti 1992, gradualisht linja hekurudhore u rihap, me përjashtim të Hanit të Hotit. Në shkurt të vitit 1996 u rihap pjesërisht. Me 15 nëntor 1996, ishte paralajmëruar një rihapje e linjës Hani i Hotit- Bajzë, por që u anulua. Për shkak të trazirave të vitit 1997, traseja hekurudhore u dëmtua ndjeshëm.
Viti 2002, shënoi edhe përfundimin e rindërtimit të hekurudhës nga Hani i Hotit në Bajzë, duke nisur nga kufiri malazez. Deri në mars 2003, në linjën Bajzë- Shkodër ishin hedhur 365 mln lekë nga qeveria shqiptare. 6 marsi 2003, shënoi edhe zyrtarisht hapjen e linjës hekurudhore Bajzë- Shkodër. Madje, në atë kohë kryeministri Nano dhe një nga zevendësministrat e Malit të Zi në atë kohë, udhëtuan me tren për në Tuz të Malit të Zi.
Pavarësisht se ka patur e ka plane për transport pasagjerësh në mes Shqipërisë e Malit të Zi nga Bajza, deri tani çdo herë ka patur vetëm transport mallrash. Dy trena kalojnë çado ditë duke transportuar mbi 10 mijë ton mallra në muaj. Importi i mallrave përmes linjës hekurudhore, është i preferuar nga sipërmarrësit shqiptar pasi është 50% më i lirë se ai rrugor. Vënia në eficencë e linjës Vorë- Hani i Hotit, do ti japë një shtytje të madhe këtij transporti, me përfitime edhe për banorët e vetë Bashkinë Malësi e Madhe.
Një problem jo i vogël për Stacionin e Bajzës, ishin edhe kimikatet toksike të hedhura në vitet 1991- 1992. Por fatmirësisht, largimi i tyre si rrezik edhe për jetën e njerëzve, përfundoi në vitin 2009. /ShkodraWeb/
Për të interesuarit për më shumë informacion, mund të klikojnë këto linke LINKU 1 (PROJEKTI) dhe LINKU 2 (INFORMACION PËR PUBLIKUN)