Pushues nga Kosova që kanë zgjedhur Velipojën për pushimet verore, kanë protestuar ditën e sotme, duke marrë edhe vëmendjen e mediave vendore e kombëtare. Shkak ka qenë humbja e jetës e një pushueshi 44- vjeçar ditën e djeshme. Sipas pushuesve, personi ka pësuar infarkt dhe ndihma e parë mjekësore ka vonuar më shumë se një orë për të ardhur nga…Shkodra.
Po ashtu, ata ankohen edhe për mungesën e vrojtuesve të plazhit, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve. Ka nga ata që ankohen edhe për kushtet të tjera, siç është prania e mushkonjave.