Një i moshuar dyshohet se “ia ka hequr vetes” me armë gjahu në rrethana akoma të pasqaruara. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rreth i Epërm në Mirditë.
“Më datë 14.06.2021,rreth orës 04:25, në fshatin Rreth i Epërm, Mirditë, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”, thotë policia.