Katër largime nga Vllaznia në prag të startit të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime në klubin shkodran se sulmuesit Salim Cise dhe Albion Avdijaj, mesfushori Elom Nya-Vexhi, si dhe mbrojtësi i majtë, Nertil Hoxhaj, kanë dalë jashtë planeve të klubit.
Gazeta mëson se të katërt lojtarët nuk janë njoftuar nga stafi për fillimin e stërvitjes, ndërsa me ta po negociohet prishja e kontratës. Kujtojmë që Cise, Avdijaj dhe Elom u afruan te shkodranët në muajin janar.
Ndërkohë, krahas këtyre lojtarëve, gjasat janë që në ditët në vijim të kemi të tjera “divorce” zyrtare, pasi të shumtë janë edhe futbollistët të cilët janë pa kontratë dhe mund të zgjedhin skuadra të tjera.