Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Postieri”, duke arrestuar një person të akuzuar për prostitucion dhe drogë. Në pranga ka rënë shtetasi H. P., 38 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante kokainë në lokalet e natës. Gjatë aksionit, janë sekuestruar kokainë, një automjet dhe telefona celularë.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi i mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
• një automjet tip Toyota Yaris;
• 2 telefona celularë.
E.P është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal./shqiptarja/