Kisha e Laçit ose e njohur edhe si Kisha e Shën Ndoit, është një nga vendet e shenjta në Shqipëri, ku njerëzit besojnë më së shumti. Në këtë kishë thuhet se kanë ndodhur shumë në mrekulli dhe kjo ka bërë që shumë persona pavarësisht besimit që i përkasin ta vizitojnë çdo vit.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit” teologu Miron Cako ka treguar disa të fshehta nga ky vend, i cili nderon dy shenjtorë si Shën Ndoin dhe Shën Vlashin. “Njerëzit ngatërrojnë kultin e Shën Ndoit me Shën Vlashin. Ndoi ka ardhur nga franceskanët në shekullin e 14 jo si person por kulti i tij. Kjo e bënë edhe më me shumë vlerë këtë kult”.
Gjatë intervistës së tij, teologu Cako ka treguar edhe historinë me djalin e ish- kryeministrit Mehmet Shehu. Ai ka thënë se djali i tij ishte pagojë dhe ai i besoi fuqive shëruese të Kishës së Laçit siç njihet sot vendi i mrekullive ku shkojnë me mijëra pelegrinë, pavarësisht besimit që ata kanë.