Studiuesi Smajl Bala ka përgatitur për botim historinë mbi 150- vjeçare të Bashkisë Shkodër! Ka punuar disa vite për këte. Është një studim tejet i detajuar, me rëndësi jo vetëm për Shkodrën por edhe për historinë tonë kombëtare!
Por ky studim vazhdon të ruhet në kompjuter, sepse deri sot nuk ka gjetur sponsorizues për ta botuar! Vetë Bala është në pension dhe nuk merr më shumë se 20 mijë lekë të reja në muaj!
Shkrimtari Xhahid Bushati librin e radhës ia ka kushtuar aktorit të famshëm shkodran, të ndjerit Bep Shiroka, i mirënjohur në gjithë hapësirën shqiptare për rolet dhe interpretimet e tij tejet mbresëlënëse!
Por edhe kjo monografi prej kohësh ruhet në kompjuter, pasi as shkrimtari Bushati nuk ka gjetur sponsor për ta botuar! Edhe Bushati është në pension dhe nuk merr më shumë se 30 mijë lekë të reja në muaj! A mund të botohen libra me pagë pensionisti?! /Nga Musa KURTULAJ, publikuar në Facebook/