Spanja nuk e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj në Europian, pasi është ndalur në një barazim të paparashikuar pa gola përballë Suedisë. Në një ndeshje të dominuar totalisht, spanjollët thjesht nuk kanë ditur të shfrytëzojnë rastet e krijuara, edhe pse janë gjendur disa herë para portës kundërshtare.
Suedezët në pjesën e parë praktikisht nuk dolën nga gjysmëfusha e tyre, duke i dorëzuar plotësisht topin spanjollëve dhe duke mbrojtur me forca të shumta për t’i mbajtur larg portierit Olsen. Taktika e tyre, e kombinuar edhe me pasaktësinë e frikshme të Morata pora portës, bëri që pjesa e parë të mbyllej pa gola të spanjollëve. Ndërsa suedezët iu afruan vetëm falë aftësive të Isak i cili krijoi një mundësi të artë për Berg, por ky i funti nuk e shfrytëzoi edhe pse i vetëm para katërkëndorit të Unai Simon.
Luis Enrike provoi çdo kartë që kishte në dispozicion duke shtuar forcat në sulm në pjesën e dytë, me aktivizimin e Moreno dhe Sarabia të cilët patën rastet e tyre në fund të sfidës. Por Olsen ishte i pakalueshëm sot dhe siguroi që skuadra e tij të dilte nga stadiumi i Seviljes me një pikë të rëndësishme që e mban në pozita të favorshme për të vazhduar më tej në turne. /vipsport.al/
Spanja: Unai Simon, M. Jorente, P. Torres, Laporte, Zhordi Alba; Rodri, Pedri, Koke; Dani Olmo, F. Torres, Morata. Trajner: Luis Enrike
Suedia: Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinson; Larson, Olson, Ekdal, Forsberg; Berg, Isak. Trajner: J. Anderson