Do të luhen ditën e sotme dy ndeshje në Euro 2020. Kampionët e Portugalisë do të sfidojnë Hungarinë, duke filluar nga ora 18:00.
Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, në një stadium të mbushur plot, pasi është vendosur që “Puskas Arena” të jetë në 100% të kapacitetit me tifozë.
Përballje akoma më e bukur është ajo mes Francës dhe Gjermanisë.
Dy kombëtare të mëdha, vihen përballë njëra-tjetrës dhe kanë vetëm një objektiv, marrjen e 3 pikëve dhe ta nisin Europianin me këmbën e mbarë.