Rokada e drejtorëve në Shkodër, nuk ka të ndaluar. Pas Kadastrës, Tatimeve dhe Patentave, “fluturon” edhe një tjetër drejtor. Më sakte, drejtore. Bledianë Nika Osja ka liruar karrigen e titullarit në Zyrën Vendore të Arsimit në Shkodër. Mësohet se ajo është zëvendësuar nga Sindis Kopliku, e cila tani për tani është e komanduar.
Sindis Kopliku është diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës dhe nga vitin 2019 ka punuar në Drejtorinë Rajonale të Punësimit në Shkodër. Deri në këto momente, nuk ka arsye zyrtare për këtë lëvizje, siç edhe për të tjerat më parë. Megjithatë, duket se lidershipi i ri politik lokal i PS- së, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Edona Bilali- Benet Beci, ka vendosur ndryshimin e drejtorëve rajonalë. /ShkodraWeb/