Vllaznia pa t’i largoheshin dje katër futbollistë. Marku, Imeri, Shehi dhe Isaevski zyrtarizuan largimet, ndërsa emrat të tjerë lojtarësh lidhen me klubet e Superligës. Së fundmi edhe Fjoart Jonuzi është përmendur me një kalim te Kukësi.
Mesfushori 24 vjeçar përfundon kontratën me klubin shkodran në 30 qershor të këtij viti dhe ende nuk ka rinovuar zyrtarisht. Besohet se lojtari do jetë pjesë e Europës për Vllazninë, ndërsa ende nuk dihet nëse do bëjë pjesë në skuadrën e sezonit të ri.
Oferta e drejtuesve kuqeblu nuk i ka pelqyer shume mesfushorit kukesian qe ende nuk ka dale ne stervitje me ta dhe per kete arsye, ka shume dilema per te ardhmen e tij tek kjo skuader.
Me 38 ndeshje sezonin e shkuar, Jonuzi ishte ndër lojtarët më të aktivizuar nga Brdaric, teksa lidhet me një kalim te Kukësi, skuadra e vendlindjes së tij ku ka hedhur hapat e para në futboll. Veç Kukësit dhe Vllaznisë, Jonuzi ka luajtur edhe me Laçin dhe Gjilanin.