Duket se pandemia e COVID në vendin tonë po shkon drejt fundit, ku në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste të reja infeksioni.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.
Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Të shtruar në spital janë 7 pacientë, 2 më pak se një dit ëmë parë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë. Numri total i personave të infektuar me COVID në vend ka shkuar në 132,484, ku raste aktive janë 127. Numri i viktimave ka shkuar në 2,454.
Statistika (18 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3027
Testime totale 771,586
Raste pozitive 132,484
Raste të shëruara 129,903
Raste Aktive 127
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 42
Tiranë 36
Berat 12
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1