Baumgartner kualifikon kombëtaren e Austrisë për raundin tjetër. Falë golit të tij kombëtarja austriake arrin të fitojë minimalisht 0-1 ndaj Ukrainës e cila eliminohet nga EURO 2020.
Në minutën e 21’ ishte pikërisht Baumgartner i cili realizoi golin e parë dhe të fitores për austriakët nga goditja e këndit.
Austria në Grupin C, u rendit e dyta pas Holandës dhe lë pas Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut.
Austria do të sfidojë Italinë në fazën e 1/8 të EURO 2020.