Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë pasi qëndroi në koma 10 ditë, pasi ishte aksidentuar në Itali. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Stiliano Filipi, i cili u aksidentua teksa udhëtonte me një motor në Dervio dhe u përplas me një furgon.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte në koma prej 11 qershorit. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s.
Pas aksidentit mjekët nuk i dhanë shpresë familjes së tij. Por pavarësisht kësaj, familja dhe miqtë e tij nuk i humbën shpresat, ndërsa i riu ndërroi jetë.