Koka e gazetares suedeze Kim Wall është gjetur 2 muaj pasi ajo rezultoi e zhdukur në një udhëtim me një marinar danez. Zhytësit gjetën çantën në të cilën ishin future koka, këmbët dhe rrobat e saj në portin Koge, në jug të Kopenhagenit, shkruan BBC.
Ato u gjetën jo shumë larg nga ku trupi i Wall u zbulua 11 ditë më parë. Marinari Peter Madsen, 46 vjeç, mohon ta ketë vrarë atë. Autoritetet daneze thonë se çantat e gjetura ishin mbushur me gurë për të shkuar në fund të detit. “Dje gjetëm një çantë në të cilën ndodheshin rrobat e Kim Wall. Në të njëjtën çantë ndodhej një thikë dhe koka e saj,” thuhej në njoftim.