Prej shumë e shumë muajsh, shqiptarët kudo ku jetojnë janë njohur me historinë e dhimbshme të një nëne shqiptare, të cilës i kanë shkëputur nga gjiri vajzën e saj të mitur. Zonja, me emrin Dinora Neçi, herë pas here shpërndan informacione, duke shpresuar që historia e saj të mos humbasë nga vëmendja. Edhe para pak orëve, ajo ka dërguar një tjetër mesazh në ShkodraWeb, duke kërkuar t’ ja publikojmë.
Natyrisht, siç edhe herë të tjera dhe në raste të ngjashme, ne e publikojmë, bashkë me dokumentet shoqëruese dërguar nga nëna e vajzës. Në komunikimin e fundit, të sotëm, Dinora vazhdon të këmbëngulë se vajza e saj mbahet peng në Republikën e Qipros, edhe pse ajo është shtetase shqiptare dhe asnjë instancë nuk përpiqet t’ia zgjidhë këtë problem madhor. Jo vetëm kaq. Dinora ka dërguar një dokument, sipas saj, i marrë nga sistemi TIMS, ku vajzës së saj të mitur i është fshirë nacionaliteti (shtetësia) si dhe emri i nënës, pra Dinorës.
Si për ironi të fatit, në një tjetër dokument zyrtar, siç eshte certifikata personale e vajzës së mitur Eleftheria, rezulton amësia, atësia dhe shtetësia shqiptare. Pra, është e qartë se ka diçka që nuk shkon në mes sistemit TIMS në pikat kufitare dhe Gjendjes Civile të shtetit shqiptar. Po ashtu, është e habitshme- çuditshme, heshtja e mediave të rëndësishme kombëtare shqiptare, të cilat jo në pak raste kanë trajtuar e madje disa zgjidhur, çeshtje të ngjashme.
Me dhimbjen e nënës që i del nga shpirti, Dinora lëshon edhe mallkime, pas vuatjes së saj të madhe që vetëm një prind, sidomos një nënë, e kupton.
“Pershendetje, ju lutem publikoheni🙏🙏
Te dashur shqiptare kudo qe ndodheni, Ju lutem shperndajeni sa me shume🙏🙏
PER TE GJITHE ATA QE ENDE NUK E DINE RASTIN/PER ATA QE NUK E KANE KUPTUAR/ NUK JANE NDERGJEGJESUAR, VJEDHJA DHE MBAJTJA PENG PREJ 5 VITESH E 8 MUAJ NE REPUBLIKEN E QIPROS TE VAJZES SIME ELEFTHERIA, SHTETASE SHQIPTARE, ESHTE KRIM SHTETEROR.
Policia shqiptare, pervec faktit qe ka regjistruar vendin dhe qytetin e lindjes te vajzes sime si “TE PANJOHUR”, pervec se ka lene bosh rubriken e NACIONALITETIT, ka fshire edhe rubriken dhe emrin e nenes nga Sistemi TIMS.
Cdo njeri qe i ben keq nje te miture besojeni do vdese ne nje menyre shume makabre…. ju uroj me gjithe shpirt qe ne momentet e fundit te jetes tuaj te kujtoni kete fotografi te vajzes sime se vogel….do vuani ju dhe familia juaj ….. te mallkuar do jeni ju qe prej vitesh po i beni keq dhe femijet e nipat e mbesat qe keni …. jetofshi pak dite po ju uroj shume dhimbje ….”, shkruan Dinora Neçi në mesazhin për ShkodraWeb.
E publikojmë këtë mesazh të kësaj nëne me shpresën se do të mund të lexohet nga dikush që ka në dorë të bëjë diçka për zgjidhjen e kësaj brenge për këtë nënë. Është detyrë e shtetit shqiptar, e instancave diplomatike të tij, për tu marrë me ketë çeshtje. Aq më shumë kur në mes është një shtetase shqiptare, një vajzë e mitur. Më poshtë, duke klikuar linkun, mund të lexoni edhe një komunikatë më të plotë lidhur me brengën e kësaj nëne. /ShkodraWeb/
KOMUNIKATË PËR TË GJITHË MASSMEDIA DHE MEDIA DIXHITALE SHQIPTARE DHE NDËRKOMBËTARE